Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të hënë në fshatin Goricaj të Divjakës.
Një 65-vjeçar është gjetur i mbytur në një kanal vaditës.
Sipas njoftimit zyrtar, 65-vjeçari kishte humbur kontaktet me familjarët ditën e djeshme.
“Sot rreth orës 18:00, në fshatin Goricaj, në një kanal vaditës, është gjetur i mbytur shtetasi M. Gj., 65 vjeç, banues në Goricaj, i cili ka humbur kontaktet me familjarët ditën e djeshme.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit”, thuhet në njoftim. /