Skip to content

E trishtë, 18-vjeçari shqiptar dhe dy binjakë humbin jetën nga shpërthimi i një fabrike fishekzjarresh në Itali

    Një 18-vjeçar shqiptar dhe dy binjakë 20-vjeçarë kanë humbur jetën në vendin e punës në Itali.

    Mediat italiane raportojnë se i riu shqiptar dhe dy binjakët punononin në një fabrikë fishekzjarresh në Campania, e cila shpërtheu.

    Sipas mediave për të riun shqiptar kjo ishte dita e tij e parë e punës, dhe në momentin kur ka ndodhur shpërthimi tre të rinjtë kanë qenë duke ngrënë drekë.

    Gjithashtu raportohet se fabrika ku ata punonin ishte e palicencuar, ndërsa policia ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje tragjike.