E tmerrshme, braktiset pranë xhamisë foshnja e sapolindur

716
0

Një familje ka braktisur foshnjen e porsa lindur dhe kanë gjetur nje vend për ta lënë të vetmuar fëmijën.

E kanë futur në një kuti dhe e kanë vendosur sipër një makine e cila është në pronësi të Imamit të Xhamisë në Vrellë të Istogut, Arben Dreshaj.

Ngjarja ka ndodhur gjatë mengjesit të ditës së sotme ku ai e ka gjetur foshnjen të braktisur, të lënë në një pako mbi veturën e tij, pranë xhamisë.

“Sot, pasi që e fala namazin e Sabahut në Xhaminë e fshatit Vrellë, kur dola jashtë Xhamie pas faljes se namazit, e gjeta një paketë mbi veturen time.

Ora ishte rreth 5 e 15 min. Kur shikova në paketë ishte një foshnje e posalindur e mbështjellur me batanije “, ka shkruar hoxha Arben Dreshaj.

Imami i Xhamisë në Vrellë të Istogut, Arben Dreshaj, sot në orët e hershme të mëngjesit e ka gjeturnjë foshnje të braktisur, të lënë në një pako mbi veturën e hoxhës, pranë xhamisë.

Ndëkorhë që policia ka nisur hetimet mbi braktisjen e fëmijës, por akoma nuk është bërë publike asnjë detaj në lidhje me këtë çeshtje. http://www.albeu.al/shqiperi/e-tmerrshme-braktiset-prane-xhamise-foshnja-e-sapolindur/395011/