14.5 C
Tirana

E shpetua nga emigranti hero, por ja si kishte perfunduar femija 4 vjecar aty

Date:

Share:

Një djalë i mbetur varur në një ballkon në katin e katërt në një ndërtesë të Parisit përpara se të shpëtohej nga një hero emigrant kishte “rrëshqitur” nga një kat më lart.

Siç shkruan Daily Mail, katër vjeçari “rrëshqiti” në pjesën e përparme të ballkonit të parë dhe më pas ra rreth 4 metra për t’u “ngjitur” në një ballkon tjetër, ka thënë një burim hetues.

Ai disi përfundoi duke “u kapur” jashtë ballkonit të dytë para se të shpëtohej nga heroi Mamoudou Gassama, i cili ishte filmuar duke u ngjitur në ndërtesë për të arritur fëmijën.

Detajet e reja vijnë pasi babai i fëmijës rrezikonte deri në dy vjet burg. Ai thuhet se kishte lënë djalin e tij vetëm në një ballkon të një ndërtese në kryeqytetin francez.

“Se si mbeti aty është përtej të besueshmes”, citohet burimi në fjalë.

Ndërkohë, janë publikuar disa pamje që tregojnë momentin kur një emigrant malian i cili tanimë po njihet si një hero dhe të cilit i është vendosur nofka “Spider-Man” i Parisit e shpëton djalin nga më e keqja.
Dhe si shpërblim për këtë guxim, ai ka pasur fatin të takojë presidentin francez Emmanuel Macron.

Por ky nuk ka qenë shpërblimi i vetëm. Ai nga presidenti francez ka fituar nënshtetësinë franceze, si dhe të drejtën për të qenë pjesë e një skuadre të zjarrfikësve.

Shpëtimi dramatik, në të cilin Gassama ngjitej nga ballkoni në ballkon dhe të arrinte fëmijën në më pak se 30 sekonda, u kap nga kamerat dhe pamjet u shpërndanë gjerësisht në mediat sociale.

Gassama, kishte thënë se mbërriti në Francë disa muaj më parë “duke ëndërruar të ndërtonte jetën e tij” në vend.

Subscribe to our magazine

━ te tjera..

“Na trego atë që s’u ke treguar të tjerëve” Katerina Trungun vihet në siklet nga i ftuari: Po ç’të them se..

Katerina Trungu e ka treguar publikisht historinë e saj të dashurisë me bashkëshortin. Ata janë njohur në radio kur ajo ishte në fillimet e...

“Nuk kam treguar gjë” Pas 12 vitesh, Katerina Trungu i rikthehet ‘dashurisë’ së vjetër! Moderatorja zbulon surprizën..

Dasara Karaiskaj, Gerta Heta, Ardit Murataj janë pjesë e super skuadrës së Klan Radio. Por në programin “Rudina” në Tv Klan këtij paneli iu...

“Kam edhe një surprizë të këndshme për ju” Çfarë po paralajmëron Rama nga Berlini..

Kryeministri Edi Rama gjatë rubrikës “Sy m’Sy” i është përgjigjur pyetjes së një komentuesi nëse e kalon oqeanin apo jo. Rama tha se nuk...

E turpshme, një qytetar filmohet duke grisur Kuranin pranë një xhamie (VIDEO)

Një incident i pazakontë raportohet se ka ndodhur në Prizren, ku një qytetar është filmuar nga kamerat e sigurisë duke grisur librin e shenjtë...

Ndryshon kursi i këmbimit/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja si këmbehet dollari dhe euro

Sot, më 4 mars 2025, dollari amerikan blihet me 94 lekë dhe shitet me 95.2 lekë. Euro blihet me 98.8 lekë dhe shitet 99.5 lekë. Franga...
spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.