E shkarkuan nga puna se denoncoi problemet në media. Inxhinieri apel qytetarëve: Mos hyni në shtëpi nëse ..

2354
0

Zevendësdekani i Inxhinierisë së Ndërtimit, inxhinieri Agim Seranaj, u shkarkua nga detyra në mënyrë të befasishme.

Profesori i inxhinierisë i cili denoncoi në media problemet e konstatuar në terren pas tërmetit të 26 nëntorit tregon  në ABC-n e mëngjesit ku flet për herë të parë pas shkarkimit nga detyra si e mori vesh lajmin.

“Më ktheu nga rruga, mbërrita në zyrën etij dhe më komunikoi shqetësimin e tij për të mos bashkëpunuar dot me zëvendës dekanin”, tregon Seranaj.

Seranaj nuk di të thotë saktësisht se çfarë e ka shtyre Dekanin Neritan Shkodrani ta shkarkojë pa motiv, megjithkëtë nuk përjashton mundësinë se mund ti ketë shkelur dikujt në kallo.

Ndërkohë profesori i inxhinierisë i tregon Enkel Demit se me vendimin e shkarkimit shefi i tij nuk ka ndjekur proceduren.

“Shpresoj ta anulojë dhe të bindet që është një gabim”, tha ai.

Një ditë para shkarkimit nga detyra e zevendës dekanit të Inxhinierisë, Seranaj me një grup kolegesh i dërguan Kryeministrit dhe Presidentit sugjerimet e tyre për menaxhimin e situatës pas tërmetit, por ende nuk kanë marrë një përgjigje.

Ndërsa presin reagimin institucional inxhinieri ka një këshillë për qytetaret që iu janë dëmtuar banesat nga lëkundjet e tokës.

“Të mos lejojnë ndëryrje në objekt nëse nuk ka një leje të aprovua rnga shteti”, theksoi Seranaj