Kthimi i emigrantëve dhe fundviti “fundosin” euron, ja sa u këmbye sot

782
0

Monedha e përbashkët europiane e ka nisur javën e nënçmuar përkundjet lekut gjatë ditës së sotme. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një euro është këmbyer sot me 121.5 lekë, apo rreth 0.3 pikë më pak se fundi i javës që lamë pas.

Ky është niveli më i ulët që euro shënon që nga 24 shtatori i këtij. Prej fillimit të muajit dhjetor, euro është nënçmuar ndaj lekut me një pikë.  Deri më tani, niveli më i lartë i këmbimit të euros ndaj lekut është 125.92, në 29 shkurt, ndërsa niveli më i ulët i vitit deri më tani është 120.75 në 5 gusht.

Ekspertët e këmbimit valutor në vend thonë se nënçmimi i ditëve të fundit ka ardhur për shkak të efekteve sezonale. Rikthimi i emigrantëve në vend duket se ka rritur sasinë e valutës në qarkullim, çka ka sjellë dhe nënçmimin e saj ndaj lekut vendas.

Në raport me monedhat e tjera, sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë dollari amerikan është këmbyer me 109.61 lekë, me një rritje të lehtë, ndërsa paundi britanik ka pësuar nënçmim të fortë gjatë ditës së sotme duke u këmbyer me 142.4 apo rreth gjysmë leku më pak se të premten