E shkarkuan nga puna, egjiptiani vret motrën e pronarit dhe 2 punonjës ne Greqi

279
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ambientet e një kompanie të transportit detar në Greqi, ku një ish-punonjës ka ekzekutuar tre persona dhe më pas veten.

Krimi i rëndë ndodhi në familjen Karnesi në Glyfada, ku agresori mundi të hynte në zyrat e kompanisë në rrugën Artemisiou dhe hapi zjarr me një karabinë, duke vrarë tre persona.

Sipas informacioneve paraprake, motra e pronarit të anijeve Spyros Karnesi, drejtori menaxhues i kompanisë së anijeve dhe një punonjës ndërruan jetë si pasojë e të shtënave.

Autori, të cilin grekët e quanin “Aris”, por sipas informacioneve emri i tij i vërtetë ishte El Burai, ishte një ish-punonjës i kompanisë që ishte shkarkuar nga puna.

Mediat greke shkruajnë se dikur egjiptianii i ishte besuar dhe mirëmbajtja e shtëpisë s ëfamiljes Karnesi në Petaliou.

Autori ka hyrë në ambientet e kompanisë nga parkingu, pasi pavarësisht se ishte pushuar nga puna, sërish kishte të drejtë të hynte në vend.

Me të hyrë brenda ai fillimisht është ngjitur në godinë ku ka qëlluar dy persona në katin e parë dhe më pas është ndalur në katin e dytë ku ka qëlluar edhe një person tjetër. Më pas egjhiptiani ka kryer vetëvrasje.