Një ngjarje e rrallë ka ndodhur në fshatin Hundkuq të Gjirokastrës.
Policia e Shtetit bën me dije se ditën e djeshme shtetasja V.F., 74 vjeçe, banuese në Tepelenë, është larguar nga banesa e vajzës së saj në fshatin Hundkuq dhe nuk ka njoftuar.
Të alarmuar, të afërmit e 74 vjeçares kanë kërkuar ndihmën e policisë për ta gjetur, e cila me të marrë njoftim kanë nisur kërkimet në terren duke përdorur dronin.
Një ditë më pas, e moshuara është lokalizuar me dron në mes të pyllit të fshtatit Hundkuq, buzë një kanali.
Metoda speciale e kërkimit me dron e Policisë së Gjirokastrës ka rezultuar mjaft efektive, dhe e moshuara është gjetur në gjendje të mirë shëndetësore, edhe pse një ditë më pas. Familjarët e shtetases V.F, kanë falënderuar efektivat e Policisë për angazhimin dhe gjetjen e nënës së tyre.