E rralle/ Koreja e Veriut ndalon të qeshurën për 11 ditë, ja arsyeja

66
0

Autoritetet koreanoveriore kanë urdhëruar qytetarët të mos shfaqin asnjë shenjë lumturie shkak të perkujtimit te dhjetëvjetorit të ndarjes nga jeta të ish-udhëheqësit Kim Jong II., raportoi Daily Mail.

Ne nuk duhet të konsumojmë alkool, të qeshim apo të argëtohemi gjatë këtyre ditëve”, tha një koreanoverior nga qyteti kufitar verilindor i Sinuiju për Radion Free Asia (RSA).

Ai theksoi se koreanoveriorët nuk u lejuan as të blinin sende ushqimore më datë 17 dhjetor të vitit të kaluar për përvjetorin e vde kjes së Kim Jong II.

Periudha e zisë që mbahet çdo vit për Kim Jong Il zgjat 10 ditë, këtë vit do të jetë 11 ditë për të shënuar dhjetëvjetorin e vdekjes së tij.

Kim Jong II sundoi Korenë e Veriut nga viti 1994 deri në vd ekjen e tij në vitin 2011, ndërsa pushteti u pasua pastaj nga djali i tij i tretë, udhëheqësi aktual i vendit Kim Jong Un.