E rëndë, u harrua nga babai në makinë, humb jetën femija 10 muajshe

212
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lisbonë ku një foshnje 10 muajshe ka humbur jetën pasi babai I saj e harroi në makinë.

Mediat e huaja shkruajnë se ai e kishte marr vajzën me qëllimin për ta dërguar në çerdhe, por fatkeqësisht nga nxitimi ai e ka harruar brenda makinës në parkingun e një kampusi universitar në Portugali për disa orë në temperatura 26 gradë.

Babai i 10-muajshit, i cili punon në Universitetin NOVA të Lisbonës si pedagog dhe drejtues i departamentit, tha se kishte harruar ta linte në çerdhe para se të shkonte në punë dhe e la në makinën e tij.

Babai telefonoi 999 (lokal 166) pasi kuptoi gabimin e tij tragjik dhe zbuloi vogëlushen pa ndjenja në makinë. Megjithatë, përpjekjet për ta rikthyer në jetë ishin të pafrytshme dhe ajo thjesht u shpall e vdekur.

Sipas Policisë, vajza e vogël, e cila sipas shtypit portugez quhet Madalena, ka qenë duke fjetur në karrigen e saj të lartë në sediljet e pasme kur e ka lënë babai i saj, i cili mesa duket “thjesht” ka harruar se foshnja ishte me të në makinë.

Pas gati 8 orësh ai e kuptoi gabimin e tij, në orën 15:30, kur gruaja e tij e telefonoi e cila po kërkonte furishëm fëmijën e saj, pasi kishte shkuar në çerdhe për ta marrë dhe nuk e gjente. Por ishte tepër vonë për të shpëtuar jetën e foshnjës.

Para ambulancës ka mbërritur në vendngjarje nëna. Rezultatet e autopsisë nuk janë dhënë ende dhe nuk pritet të publikohen.