E RËNDË në Tiranë/ E mitura shkon në spital, mjekët shokohen kur zbulojnë se një 31-vjeçar e kishte..

1132
0

Një 31-vjeçar ëhstë arrestuar sot në Tiranë, pasi akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një të mitur.

Sipas policisë, abuzimi ka ndodhur më datë 11 shkurt, teksa është zbuluar pasi e mitura ëhstë paraqitur në spital për t’u kuruar. Kontrollet mjekësore zbuluan shenja të përdhunimit dhe për këtë arsye, policia i vuri prangat të riut.

Njoftimi i policisë:

Abuzoi seksualisht me një shtetase të mitur, falë punës intensive hetimore të specialistëve për Hetimin e Krimeve të Komisariarit të Policisë Nr. 4, identifikohet, kapet e vihet në pranga 31-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive dhe kapjen e autorëve që kryejnë vepra penale, pas njoftimit të marrë se një shtetase e mitur, ishte paraqitur në spital për ndihmë mjekësore, dhe dyshohej se ishte abuzuar seksualisht, menjëherë kanë organizuar punën për dokumentimin e plotë ligjor dhe vënien përpara përgjegjësisë penale, të autorit të dyshuar.

Si rezultat i punës intensive hetimore, u bë identifikimi, kapja dhe ndalimi i shtetasit E. Q., 31 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas, më datë 11.02.2024, dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një shtetase të mitur.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.