E rëndë në Kavajë! Djali me probleme mendore i merr jetën nënës së tij

257
0

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Kavajë, ku një 75-vjeçare humbi jetën.

Fillimisht u raportua si vdekje natyrale, por pas hetimeve ka rezultuar se ajo është rrahur për vdekje nga djali i saj 35-vjeç. Nga sa mësohet, i riu kishte probleme të shëndetit mendor.

75-vjeçarja u gjet e vdekur pas disa orësh, pasi sipas e dhunës së ushtruar ndaj saj, kishte marrë plagë serioze për rrjedhojë humbi jetë.

“U raportua fillimisht si vdekje natyrale, si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore, zbardhet shkaku i humbjes së jetës së 75-vjeçares.  Vrau nënën e tij, nëpërmjet dhunës fizike, arrestohet në flagrancë 35-vjeçari.

35-vjeçari vuante nga sëmundje mendore. Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për zbardhjen e shkakut të humbjes së jetës së shtetases I. S., 75 vjeçe, e cila u gjet e pajetë më datë 10.02.2024, në banesën ku jetonte me djalin e saj, sqarojmë se:

Në momentet e para, nga këqyrja e jashtme paraprake e trupit të 75-vjeçares, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe ngjarja është raportuar si vdekje natyrale. Pas kryerjes së hetimeve të thelluara dhe ekspertizës mjeko-ligjore, është konstatuar se shtetasja I. S. kishte disa orë që kishte humbur jetën.

Gjithashtu, rezultoi se djali i saj, shtetasi N. S., i cili vuan nga sëmundje mendore, kishte ushtruar dhunë fizike ndaj 75-vjeçares, dhunë e cila i kishte shkaktuar dëmtime që kishin sjellë si pasojë humbjen e jetës. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme”, përfundon njoftimi.