Ky është çifti që u aksidentua diten e sotme. Gruaja humbi jetën, bashkëshorti në luftë me jetën

3803
0

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ndodhi sot në Memaliaj.

Dy personat në foto, janë burrë e grua, Dhoksi Mango, 40 vjeç, e cila ishte pasagjere dhe nuk mundi ti mbijetojë dot plagëve të marra dhe Ledian Ibrahimi, i cili ndodhet në spitalin e Gjirokastrës në luftë me jetën.

Makina e tyre u përplas kokë më kokë, ndërsa dyshohet se shkak i aksidentit është bërë rrëshqitja e njërit prej mjeteve në rrugë. Lagështia në rrugë dhe shiu i rrëmbyer ka vështirësuar manovrimin për mjetin “Ford” ku gjendej 40-vjeçarja që ka humbur jetën.