E rëndë në Itali/ Shqiptarja përplaset për vdekje nga shoferja e dehur, ndërron jetë në vendin e ngjarjes

4855
0

Një aksident i rëndëka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Fano në provincën e Pesaros në Itali.

Bëhet me dije nga mediat e huaja se është përplasur për vdekje një 56-vjeçare me origjinë shqiptare, teksa sipas raportimeve një tjetër 35-vjeçare, e cila ka rezultuar negative në testin e alkoolit ka shkaktuar aksidentin.

Aksidenti raportohet se ka ndodhur në Via VI Strada në Bellocchi. Ora e aksidentit duket të jetë vonë në mbrëmje; pak pas orës 23:00, rreth orës 23:15 të mërkurën më 22 maj 2024. Sipas asaj që u gjet, duket se gruaja ishte duke ecur në anën e djathtë të korsisë para përplasjes. Gruaja duket se është përplasur nga një makinë Smart. Drejtuesja mësohet të ketë qenë një grua rreth 35 vjeçe, gjithashtu banuese në Fano. Gruaja duket se nuk ka arritur të ndalojë në kohë, duke e goditur 56-vjeçaren. Përplasja ka qenë aq e dhunshme sa që zonja shqiptare ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Sipas rikonstruksioneve fillestare, drejtuesja e mjetit është ndalur menjëherë për të ofruar ndihmë. Për më tepër, ajo ka kërkuar edhe ndihmë mjekësore, e cila megjithatë do të kishte rezultuar e kotë. Punonjësit e policisë rrugore të Caglit kanë ndërhyrë menjëherë në vendin e aksidentit. Këta të fundit duket se kanë urdhëruar sekuestrimin e makinës Smart.