Skip to content

E rëndë në Itali/ Shqiptari sulmon gruan teksa flinte, dhunon dhe djalin e mitur që mbrojti nënën

    Një 48-vjeçar shqiptar, me precedentë të mëparshëm, është arrestuar nga policia e Piombino Dese pasi ka sulmuar gruan e tij teksa ajo ishte duke fjetur.

    Burri akuzohet për dhunë në familje, lëndime të rënda, kërcënime dhe rezistencë ndaj një zyrtari publik.

    Ka qenë vetë viktima që ka kërkuar ndërhyrjen e policisë.

    Gruaja raportoi se, ndërsa ishte në shtrat, partneri i saj u hodh mbi të duke e goditur. I ka ardhur në ndihmë djali i tyre i mitur, i cili po ashtu është dhunuar nga i ati.

    Pasi mbërritën forcat e policisë, shqiptari ka bërë rezistencë.

    Pasi u neutralizuar, ai u dërgua në komisariat në pritje të masës së sigurisë.