E rëndë në Itali/ Shqiptari bie nga lartësia gjatë punës, ndërron jetë në vend

9088
0

Një 43 vjeçar shqiptar ka humbur jetën mëngjesin e së martës në Itali për shkak të një aksidenti në punë. Mediat italiane raportojnë se ngjarja ka ndodhur në një kantier ndërtimi në provincën e Brescias.

Sipas rikonstruksioneve fillestare, 43 vjeçari ka rënë nga çatia e magazinës në një lartësi prej 10 metrash, ku po vendoste disa panele termike. Ai ka ndërruar jetë në vendngjarje.