E rëndë në Itali/ Punëtori shqiptar vdes gjatë një aksidenti, iu pre këmba..

1252
0

Një punëtor shqiptar ka humbur jetën në mënyrë tragjike në Itali. Sipas mediave në shtetin fqinj, 43-vjeçari mbeti i plagosur të shtunën mbrëma në një aksident, ku iu pre edhe këmba. 

Pas ngjarjes, 43-vjeçari iu nënshtrua operacionit gjatë të dielës, por nuk ka mundur të mbijetojë. 

Punëtori shqiptar ishte pasagjer në një furgon të marrë me qira, të drejtuar nga një sipërmarrës nga zona e Nebroidit me të cilin po kthehej në shtëpi. 

Ndërsa ende nuk janë bëra të ditura shkaqet e aksidentit që i mori jetën punëtorit shqiptar.