E rëndë në Itali/ Dy shqiptarët i ngrenë kurth 19-vjeçares, e dhunojnë dhe abuzojnë seksualisht

2064
0

Tre persona janë arrestuar në Perugia të Italisë, në lidhje me përdhunimin e një vajze 19-vjeçare.

Sipas mediave vendase, mes të arrestuarve janë dy shqiptarë 69 dhe 34 vjeç, të cilët dyshohet se janë ata që kanë kryer përdhunimin, ndërkohë italiani ishte bashkëpunëtori i tyre.

Ngjarja ka ndodhur në orët e natës, pas përfundimit të një feste, ku vajza ishte duke kërkuar një taksi për të shkuar në shtëpi. Raportohet se ajo është afruar pranë 69-vjeçarit, i cili i dha kontaktin e një taksie. Me pretendimin se nuk e kishte telefonin me vete, ai e bindi vajzën që ta ndiqte deri në shtëpinë e tij.

Pasi ka hyrë në banesë, e reja ka vënë re praninë e dy personave të tjerë. Më pas, dy shqiptarët raportohet se e kanë dhunuar të renë dhe e kanë përdhunuar. Në denoncim viktima ka deklaruar se është detyruar edhe të përdorë kokainë.

Pas dhunës ajo shkoi në spitalin e Perugias ku pas ekzaminimeve u rekomandua që të qëndrojë në spital për 20 ditë. Ndërkohë në banesën ku dyshohet se ka ndodhur dhuna seksuale, policia ka gjetur kokainë dhe hashash, ndërsa personat e arrestuar u dërguan në polici.