E rëndë në Itali/ Apartamenti përfshihet nga flakët, humb jetën nëna dhe tre fëmijët e vegjël

942
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bolonja të Italisë, ku një apartament është përfshirë nga flakët, e për pasojë ka humbur jetën një 31-vjeçare dhe tre fëmijët e saj, të moshës 3 dhe 6-vjeç.

Zjarri ka shpërthyer në apartament gjatë natës.

31-vjeçarja ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spital.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë zjarrfikësit, policia dhe 118 me mjete mjekësore dhe ambulanca.

Nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit.