E RËNDË në Itali/ 22-vjeçari vetëvritet në qendrën e azilkërkuesve, letra qe shkruajti, “plas” dhuna mes policisë dhe emigrantëve

7826
0

22-vjeçari i dha fund jetës duke u vetëvarur, teksa para aktit ka shkruar dhe një letër

Vetëvrasja e një emigranti 22-vjeçar në qendrën e riatdhesimit Ponte Galeria në Romë ka shkaktuar trazira në kampin e azilkërkuesve, të cilët u ngritën në protesta kundër kushteve të jetesës.

Mediat italiane shkruajnë se i riu nga Guinea u gjet i vetëvarur në dhomën ku qëndronte, ndërsa para aktit të rëndë kishte shkruar edhe një letër, ku kërkonte që trupi i tij të dërgohet në Afrikë pranë nënës së tij.

“Policia italiane nuk kupton asgjë përveç parave, më mungon shumë Afrika dhe nëna ime, ajo nuk duhet të qajë për mua”– ka shkruar 22 vjeçari në letrën e fundit.

Kjo ngjarje ka shkaktuar përplasje të azilkërkuesve me policinë. Disa prej tyre u përpoqën të thyenin një prej dyerve të hekurit, hodhën gurë drejt stafit të qendrës së riatdhesimit dhe tentuan t’i vinin flakën një makine. Për pasojë nga përplasjet, mbetën të plagosur 2 karabinierë dhe një oficer ushtrie.

Më pas situata u rikthye në normalitet. Në trazira morën pjesë rreth 60 protestues.