E RËNDË në Greqi! Shqiptari vret gruan e tij, detajet e para

424
0

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Kretë të Greqisë, ku një 39-vjeçar shqiptar ka vrarë me armë bashkëshorten e tij rumune.

Mediat greke shkruajnë se krimi i rëndë ka ndodhur në zonën Kaminias.

Sipas “Protothema”, autori 39-vjeçar ka qenë me precedent penal, pasi njihet nga autoritetet greke për përfshirje në drogë.

Pas krimit, ai vetë ka telefonuar policinë. Megjithatë, gruaja ka vdekur dhe autori është arrestuar. Sipas informacioneve, 39-vjeçari ka pranuar autorësinë e krimit.

Nuk dihen ende detajet dhe arsyet e vrasjes, policia po punon per zbardhjen e ngjarjes.

Perditesim..

Zbardhen detajet e ngjarjes tragjike në Greqi, ku një 39-vjeçar i identifikuar si Gentian Mino është arrestuar mëngjesin e së premtes prej policisë në Heraklio, pasi ekzekutoi me pistoletë bashkëjetuesen e tij rumune Jana Bajan, 28-vjeç.

Sipas policisë greke, ka qenë vetë Mino që i telefonoi policisë duke thënë se kishte ekzekutuar shtetasen rumune.

Ai u tha agjentëve se ishte në gjendje të dehur dhe pasi ishte kthyer në banesë vonë natën,kishte debatuar me viktimën. Në sherr e sipër, nxorri një pistoletë që mbante në banesë pa leje dhe shtiu dy herë mbi të.

Njëri prej plumbave e goditi Jana Bajan në kokë duke e lënë të vdekur në vend.

Policia thotë se Bino është i skeduar lidhur me trafik dhe përdorim lëndësh narkotike. Ai u dërgua në Drejtorinë e Policisë së Heraklios në Kretë ku pritet të sqarojë në detaje rrethanat e krimit.