Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjirokastër, ku një burrë i ka dhënë fund jetës.
Bëhet me dije se një 80-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në një thanë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Zhulat në Gjirokastër.
Sheme Gjeçi, 80 vjeç, banor i fshatit, është gjetur i vetëvarur nga bashkëshortja e tij pasi kësaj të fundit i ra në sy mungesa e prezencës së tij në shtrat.
Gruaja kur ka dalë nga shtëpia ka parë të varur në pemë bashkëshortin. Mësohet se 80-vjeçari që i ka dhënë fund jetës vunate prej disa kohësh nga depresioni.