Nëna distancohet nga fëmijët dhe njerëzit pas humbjes së burrit: Jam mirë në shtëpinë time se bisedoj me burrin..

83
0

Ndërsa rrëfen në “Ka Një Mesazh Për Ty” historinë e dashurisë së prindërve të saj, Enerieta përmend detaje që tregojnë se si shkonin e ëma me të atin. Ky i fundit e donte shumë bashkëshorten dhe nuk linte rast pa e komplimentuar e pa i shprehur dashurinë.

Por fatkeqësisht babai i Enerietës dhe Gentianit u nda nga jeta 3 vite më parë, thotë vajza në rubrikën nga  “E Diela Shqiptare” në Tv Klan. Kjo ka shkaktuar një plagë shumë të madhe tek zonja  Drita dhe asgjë nuk është si më parë. Ajo qëndron gjatë gjithë kohës në shtëpi duke shmangur kontaktin me njerëzit, madje edhe me Gentianin, shtëpia e të cilit ndodhet ngjitur me pallatin ku banon.

Ardit Gjebrea: Çdo gjë po e thua në kohën e kaluar.

Enerieta: Po se neve për fat të keq Ardit, e humbëm babin në 2020. Për mua dhimbja më e madhe ishte që nuk munda të vija dot në varrimin e babit sepse çdo gjë ishte mbyllur në atë kohë, nuk kishte as avion, as traget, as makina që të kalonin. Unë e vuajta shumë, jashtë mase shumë dhe më ka ngelur brengë sa të jem që nuk munda të gjendesha në krah të mamit si vajza e madhe që isha. Kisha 27 vjet që nuk e kisha bërë Vitin e Ri në Shqipëri. Ishte viti i parë dhe i fundit që unë bëra me babin.

Ardit Gjebrea: Për fat të keq babi iku.

Enerieta: Për fat të keq babi iku në muajin Maj.

Ardit Gjebrea: Sigurisht që mami e përjetoi shumë keq.

Enerieta: Mami e përjetoi shumë keq, ke dëgjuar ndonjëherë kur thonë më prishe gjakun?

Ardit Gjebrea: Po.

Enerieta: Mamit iu prish vërtet gjaku nga ikja e babit. Na u sëmur shumë dhe nuk donte të jetonte, donte të ikte. “Përse ta dua jetën?” më thoshte mua. Po si përse ta duash jetën, ti ke nipër, ke mbesa, ne të duam kaq shumë, ti duhet të jesh e fortë, të na japësh neve kurajo, ta kujtojmë babin me dashuri, me ato batutat që thoshte babi, me ato shakatë që thoshte babi.

Ardit Gjebrea: Mami jeton me Gentianin, jetoni bashkë Gentian?

Enerieta: Jo. Mami jeton vetëm.

Gentian: Jemi afër e afër, pallatet i kemi ngjitur por dëshira e saj është dua të jetoj vetëm, kam atë qetësinë time, ndihem më mirë kështu, gjë e cila nuk më pëlqen. Dua të kemi më afrimitet. Në kohën kur ishte babi, mami vinte më tepër te shtëpia, tani që nga humbja e babait i ka rralluar ato vajtje-ardhjet te shtëpia jonë, mami ka 4-5 muaj, mos të them më tepër, që nuk vjen te shtëpia ime.

Ardit Gjebrea: Megjithëse i keni pallatet ngjitur?

Gentian: Ngjitur. I them të paktën darkave, pastaj do të flesh në shtëpinë tënde, mund të flesh, ke atë qetësinë tënde, vazhdo.

Ardit Gjebrea: Nuk del nga shtëpia.

Gentian: Jo. E ndien shumë mungesën e babit dhe është ajo që duket sikur është larguar prej nesh, do të rrijë e vetmuar, thotë “jam mirë në shtëpinë time se bëj muhabet me babain”