E pyesin a do t’i ftojë fëmijët e Shkëlzenit në dasmë, ja si përgjigjet Armina

583
0

Blogerja e njohur Armina Mevlani dhe djali i ish-kryeministrit Berisha, Shkëlzeni u fejuan muajin e kaluar në një ceremoni private që siç u tha ishte e mrekullueshme deri në detaj.

Çifti kishin zgjedhur që në drekën e fejesës të ftonin vetëm familjarët dhe disa miq të tyre.

Ndërkohë pak muaj më parë në një emision Armina përmendi edhe dasmën kështu që nga çifti pritet së shpejti edhe një ceremoni martesore.

Ditën e sotme një ndjekës e pyet fashion bloggeren nëse do t’i ftojë fëmijët e Shkëlzenit në dasmë.

Ajo u përgjigj:

Sigurisht. I dua me të vërtet ata”.
Kujtojmë që Armina e ka shprehur gjithmonë që ka një marrëdhënie shumë të mirë me fëmijët e Shkëlzenit.