“E premtja më e nxehtë, temperatura deri në 41°C”, sinoptikania: Do vazhdojë deri ditën e..

5877
0

Prej disa ditësh vendi ynë është përfshirë nga rritja e temperaturave dhe dita e sotme do të jetë më e nxehtë e javës. E ftuar në Euronews Albania, Anira Gjoni nga IGJEUM u shpreh se po përballemi me valët e para të të nxehtit të cilat do të na shoqërojnë deri ditën e diel, ditë kur pritet dhe një rënie e lehtë e temperaturave.

“Gjatë këtyre ditëve duke duke filluar nga e mërkura deri te dielën ne jemi përfshirë nën ndikimin e një vale të të nxehti, e para kjo për këtë verë dhe ka sjellë temperatura shumë të larta. Masa ajrore ka qenë e ngarkuar me grimca pluhuri të Saharasë. Kulmi i kësaj vale pritet të shkojë ditën e sotme në mesditë, ku pritet të kemi dhe maksimumin e temperaturave 41 °C “ tha ajo.

Ajo tha se temperaturat e larta do të na shoqërojnë gjatë gjithë javës, pot do të ketë një ulje të lehtë në fundjavë.

“Temperaturat në zonat e ulëta ku përfshihet dhe kryeqyteti do jenë më të lartat. Ditën e shtunë dhe të dielën pritet të ketë një rënie të lehtë prej 2 °C dhe më pas javën tjetër të ketë ulje  temperaturash”, tha ajo.