E porsalindura çmend internetin: Nuk i shqitet të ëmës në takimin e parë!

664
0

Një foshnje e porsalindur në Brazil mezi e ka pritur momentin e takimit me të ëmën pas 9 muajsh brenda në bark, sa në momentin që doktorët i afruan bashkë, nuk donte t’i shqitej!

Brenda Coelho de Souza, 24-vjeç, lindi vajzën Agata Ribeiro Coelho me prerje cezariane në 5 prill në spitalin Santa Monica në Brazil. Menjëherë pas lindjes, Agata e vogël u afrua me të ëmën, i vendosi dorën rreth qafës dhe po e shtrëngonte më në fund në takimin e shumëpritur.

“Ishte një moment i pabesueshëm kur vajza ime më përqafoi për herë të parë. Ekipi i mjekëve ishte i shkëlqyeshëm dhe u surprizuan që reagoi në atë mënyrë, nuk mund ta besonin se sa e dashur ishte.” Agata tani është tre muajshe dhe e ëma nuk mund të ndihej më e bekuar për statusin e ri.

Burimi: Daily Mail