E përzunë nga puna, redaktori i Top Story i nxjerr te palarat e TCH: ju tregoj gjobat që Top Channel u vë bizneseve

566
0

Gazetari Endrit Habilaj, redaktor i emisionit Top Story, ka reaguar pas akuzave të TCH se do të transmetonin një emision që kishte shkelje të rënda etike dhe profesionale, si dhe për akuzën se u përzunë nga puna ca gjobaxhinj.

Me anë një postimi në Facebook, Habilaj shkruan:

Një sqarim për publikun! Ky shkrim është i turpshëm dhe që nuk i bën nder jo Top Channel, por askujt.

Tani le të marrim me radhë disa fakte: – E para, unë kam dhënë dorëheqjen në 28 shkurt 2022. Nga ajo ditë, nuk kam patur fare akses për emisionin Top Story.

– E dyta, emisioni “Oligarkët e Rilindjes Urbane”, është realizuar nga Esmeralda Keta, fituese e dy çmimeve të BE. Tema është realizuar fare pa ndërhyrjen time. Dhe kjo mund të provohet lehtësisht duke kontaktuar Esmeraldën. Emisioni është anulluar dje, në 30 Mars 2022.

– E treta, emisioni i Rilindjes Urbane, ishte raportuar tek Bashkimi Europian, një projekt që e fitoi nëpërmjet aplikimit tim dhe FES. Unë sot e kësaj dite, këtë temë nuk e kam parë.

– E katërta, një pyetje për Vjollca Hoxhën, a ke vënë gjobë ti ndaj Samir Manes, duke anuluar emisionin “Kadastra e Vlorës”?!

– E pesta, një pyetje për Sokol Ballën, a po i vë gjobë fabrikave të prodhimit të vezëve dhe çfarë gjobash i ke premtuar Vjollca Hoxhës, me ardhjen në Top Channel.

– E gjashta, zonja Hoxha, përse po i bie Kadastrës përditë, a ke kërkuar legalizimin e objektit Folie Marine dhe më pas ndërtimin e një kulle aty?

– E shtata, faqja e facebook, është krijuar nga ekipi i Top Story dhe me ardhjen e Sokol Ballës kjo faqe u kërkua t’i kalohej atij. I sugjeroj të ngrejë një faqe vetë, siç ka ngritur shumë gjëra.

– E teta, ekipi i Top Story, nuk është njoftuar për ndërrimin e emrit dhe që emisioni politik i Sokol Ballës do të merrte këtë emër.

– E nënta, thirrje për kolegët: Ky është TOP CHANNEL! Vijon…”