9.5 C
Tirana

E pazakontë/ Plas sherri mes pilotëve, shpulla dhe grushte me njeri-tjetrin gjatë fluturimit

Date:

Share:

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një avion të linjës Air France. Mediat e huaja raportojnë se dy pilotët janë zënë gjatë fluturimit me shpulla dhe grushte, duke degjenuar në një sherr të vërtetë. Mësohet se dy pilotët kishin filluar të debatonin për arsye të kota.

Menjëherë pas ngritjes, njëri nga pilotët dyshohet se e ka goditur tjetrin pas një debati. Por nga shuplakat, ata do të kalonin më pas te goditja e njëri-tjetrit me valixhet e tyre. Situata e tensionuar është qetësuar nga stjuardesat, të cilat kanë dëgjuar përleshjen nga kabina dhe kanë ndërhyrë për t’i ndarë. Pasi ndaloi sherrin, një anëtar i ekuipazhit u detyrua të kalonte pjesën tjetër të fluturimit i ulur pas pilotëve nga frika se situata mund të përshkallëzohej edhe një herë.

Kompania franceze ka ndërhyrë menjëherë për incidentin dhe e ka cilësuar rastin si “sjellje krejtësisht të papërshtatshme”. Më pas ka konfirmuar se ka pasur një polemikë me një shkëmbim “gjestesh të papërshtatshme”, por ka saktësuar gjithashtu se mosmarrëveshja ka zgjatur për pak momente dhe se nuk ka ndikuar në sigurinë e pasagjerëve.

Pilotët e përfshirë në përleshjen në kabinë janë pezulluar dhe aktualisht janë nën hetim, siç shpjegohet në raportin e Autoritetit Francez të Hetimit të Sigurisë së Aviacionit Civil.

Subscribe to our magazine

━ te tjera..

Ka alarmuar OBSH-në, mjeku i njohur flet për sëmundjen misterioze: Shenjat e sëmundjes janë..

Lija e majmunit kohët e fundit ka ngjallur jo pak shqetësime për popullatën në mbarë botën, por dhe është vendosur në fokus të OBSH-së....

“S’ka fat i miri” Veliaj nga burgu: Kush vret është i lirë, e kush punon është në burg. Kjo nuk është drejtësi!

Erion Veliaj ka postuar sot nje fragment nga arsyetimi i akuzes perse e mbajne brenda ne burg. Arsyetimi eshte se “Personi paraqet një rrezikshmëri shoqërore mjaft...

E fundit/ Senati italian miraton marrëveshjen për pensionet me Shqipërinë

Këtë të mërkurë u ratifikua në Senatin e parlamentit italian marrëveshja me Shqipërinë në fushën e sigurimeve shoqërore. Siç bëri me dije ministri i Shtetit...

Ledioni futet vetë në shtëp dhe i jep lajmin e trishtë G Banit, banori largohet me lot nga shtëpia

Ledion Liço futet në shtëpi dhe i jep lajmin e trishtë G Banit, banori largohet në lot drejt Londrës Ai i dha një lajm të...

Moti për 5 ditët në vijim, dielli poshton vendin.. – habit sinoptikania: Termometri pritet të shkojë..

Sipas sinoptikanes Tanja Porja, moti per 5 ditet ne vijim pritet te jete tipik pranveror me temperatura maksimale deri ne 22 grade celcius. Nga...
spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.