Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Itali, ku një 50 vjeçar është shfaqur me marrë vaksinën anti-Covid me dorë silikoni.
Ngjarja la ndodhur në qytetin Biella, ku 50 vjeçari identiteti i të cilit nuk bëhet publik kishte shkuar që të merrte vaksinën anti Covid me parakrahun e tij silikon ndërsa dorën e tij të vërtetë e kishte pas shpine.
Ndërkaq mediat bëjnë me dije se ka qenë infermierja ajo që e ka kuptuar se krahu ishte silikon sapo e ka prekur atë.
Ndërkohë synimi i pesëdhjetë vjeçarit ishte të merrte një certifikatë vaksinimi pa marrë vërtet në trup injeksionin.