Vetëm pak muaj në detyrë, ministrja e Rames nuk zbret nga makina nëse nuk i hapin derën

196
0

Fotografi i Kuvendit, Agim Rama, ka publikuar fotot e mbërritjes së disa prej ministreve në Parlament. Ai shkruan se i ka bërë një përshtypja sjellja e ministreve Ogerta Manastritliu dhe Edona Bilali.

Sipas tij, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, edhe pse prej disa vitesh në detyrë, jo vetëm që vjen në Kuvend në këmbë, por edhe kur vjen me makinë e hap vetë derën, ndërsa e kundërta ndodh me Bilalin.

Fotografi shprehet se ministrja e re Për Mbrojtjen e Sipërmarrjes nuk zbret kurrë nëse nuk i hapin derën, teksa shton se ndoshta ministrja mendon se kjo mënyrë të vepruari i rrit prezencën, por në fakt ndodh e kundërta.

“NJE FAKT ME BEN PERSHTYPJE…

MINISTRIA E SHENDESTISE,DHE JO VETEM VINE NE KUVEND NE KEMB. POR DHE KUR VINE ME MAKINA I HAPIN VETE DYRET DHE ZBRESIN. KJO MINISTRE E RE NUK ZBRET KURRE NESE NUK I HAPIN DEREN…MBASE MENDONE SE KESHTU RRITET PREZENCA,POR NE FAKT NDODH E KUNDERTA….”, shkruan fotografi.