E pazakonte/ 45-vjeçarja tregon se është në lidhje erotike me një lis: Jam ekoseksuale

392
0

Një grua e cilëson veten si “ekoseksuale” dhe thotë se është në një lidhje “erotike” me një pemë lisi.

Sipas Daily Mail, Sonja Semyonova thotë se është ndierë gjithnjë e vetmuar por marrëdhënia e saj e re me pemën ka mbushur zbrazëtinë. Madje ajo shton se ndjenjat që përjeton me pemën janë ato që ka kërkuar t’i shohë te një njeri.

“Ndjesia e të qenurit kaq e vogël dhe të mbështetesh në diçka kaq të fortë. Ndjesia që të mos  mund të rrëzohesh”, shprehet 45-vjeçarja nga British Columbia. “E kam kërkuar këtë adrenalinë energjie erotike që vjen kur njeh një partner të ri por nuk është e qëndrueshme”.

Sonja u dashurua me lisin gjatë ecjeve ditore që bënte në periudhën e karantinës. Në shëtitjet e saj, ajo kalonte pranë një peme gjigante lisi që ndodhej afër shtëpisë dhe nisi të kishte eksperienca “erotike” në verën e vitit 2021.

“Mbështetesha te pema. Kishte një erotizëm në diçka kaq të madhe dhe të vjetër që mbështeste shpinën time”.

Ajo thekson se nuk përfshihet në marrëdhënie seksuale me pemën dhe thotë se ndjenjat që merr nga natyra nuk janë të njëjta siç do të ndodhte me njeriun. “Një keqkuptim i madh është se ekoseksualiteti nënkupton marrëdhënie seksuale mes njeriut dhe natyrës, është një formë ndryshe për të eksploruar erotizmin. Të shohësh ndryshimin e stinëve është një akt erotik për mua. Ti sheh që në dimër gjtihçka vdes dhe në pranverë ringjallet dhe çiftëzohet”.

Sonja beson se çdokush është ekoseksual dhe deklaron se nëse ne do t’ia njihnim vetes këtë aspekt, do të zgjidhte çështjet e ndryshimeve klimatike. Sipas saj, çdokush e përjeton sepse kjo është arsyeja pse njerëzit kërkojnë të bëjnë sa më shumë aktivitete në natyrë.