E pashe ne enderr, me tha : Po ti pse nuk vjen në Itali, çfarë bën në Shqipëri? Alketa tregon cfare i ndodhi kur ishte me pushime

3700
0

Moderatorja shqiptare Alketa Vejsiu, u ngjit në skenën e Sanremos si bashkëprezantuese e Amadeos dhe Georgina Rodriguez, para miliona shikuesve italianë, shqiptarë dhe nga e gjithë Europa.

Emisoni “Jo vetëm Modë” ka realizuar një intervistë me moderatoren para ngjitjes së saj në skenën e Sanremos, ku Alketa ka treguar se ka tre vite që punon për këtë ëndërr që tashmë u bë realitet.

“Kam mbi tre vite që punoj për këtë gjë. Mbi tre vite që kam kontakte shumë të rëndësishme pune këtu, është një nga menaxherët dhe producentët më të mirë të Italisë që është kujdesur gjatë gjithë këtyre viteve, që unë një copëz Italie ta sjell edhe në Shqipëri. Kam trokitur në shumë dyer këtu në Itali, me dëshirën për të bërë më shumë se një treg aq miliona shqiptarë sa jemi neve, sepse gjithmonë kam menduar se bashkë me mua do jetë edhe Shqipëria. Edhe patjetër që unë nuk do largohem nga Shqipëria, sepse atje kam ndërtuar jetën time, ëndërrat, televizionin, biznesin.”

Më tej, Vejsiu tregon se gjithçka nisi nga një ëndërr që ajo kishte parë para 3 vitesh, kur ishte me pushime në Hawaii. Në këtë ëndërr, ajo kishte parë Maria de Filipi që i thoshte: Po ti pse nuk vjen në Itali, çfarë bën në Shqipëri?

Pas kësaj ëndrre ajo vendosi të dërgonte edhe email-in e parë. Ka qenë një trajektore e gjatë, me shumë dyer ku ka trokitur, madje edhe me zhgënjime gjatë këtij procesi.

“Pashë një ditë të bukur një ëndërr 3 vite më parë, në pushime, shumë larg , në anën tjetër të botës, në Hawaii. Edhe ishte një ëndërr shumë interesante ku Maria de Filippi më thoshte: Po ti pse nuk vjen në Itali, çfarë bën në Shqipëri? Po kështu është në fakt historia e vërtetë, atë ditë unë bëra email-in e parë dhe e dërgova atje ku mendova. Kam patur një trajektore të gjatë me shumë ulje-ngritje, me dyer ku kam trokitur, kontakte që disa janë realizuar, disa mbetën rrugës, edhe jam zhgënjyer gjatë këtij procesi. Por mendoj që dera e duhur ku trokita ishte ky producent i jashtëzakonshëm, i cili pastaj erdhi në Shqipëri më vizitoi, më ka parë, më ka ndjekur në produksionet që bëjmë në televizionin Klan. Në këtë drejtim jam me shumë fat, se ndonjëherë mund të jesh shumë i mirë, mund ta bësh punën shumë mirë por nuk të zbulojnë nuk e dinë që ti ekziston”./tvklan.al