Një ngjarje e fri kshme i ka ndodhur së fundmi një gruaje që ishte gati për të bërë drekën. Teksa po përgatiste sallatën, ajo është tmeruar kur pa një gjarpër brenda qeses së sallatës marule.
Sallaten e bleu djali i saj në një supermarket pranë lagjes, në një shtet të Australisë. Gruaja e shtangur, menjëherë njoftoi ekipin e Shpëtimit dhe Edukimit të Kafshëve të Egra.
Gjarpri i gjetur brenda qeses ishte ende gjallë dhe fotot u shpërndanë nga vetë gruaja në Facebook. Ai ishte një gjarpër i rrezikshëm me kokë të zbehtë.

