E padegjuar! Adoleshenti shet veshkën për të blerë iPhone-in e fundit

123
0

Një ngjarje e pazakontë është publikuar së fundmi nga mediat e huaja, ku një adoleshent kinez ka shitur një nga veshkat e tij për të blerë një iPhone dhe një iPad. Sipas mediave të huaja, ngjarja në fjalë ka ndodhur në vitin 2011, por tashmë është bërë publike. 17-vjeçari Wang Shangkun e shiti veshkën e tij për rreth 3,273 dollarë, ndërsa paratë i përdori për të blerë një iPad 2 dhe një iPhone 4.

“Ç’më duhen të dyja veshkat? Mjafton një.”-tha Wang në atë kohë.

25-vjeçari tashmë është i “lidhur” me aparatin e dializës dhe ka gjasa të jetë i shtrirë në shtrat gjithë jetën, për shlkak të mungesës së veshkës së djathtë.

Nëntë persona të cilët operuan të riun u arrestuan, ndërsa pesë të tjerë janë akuzuar për tregtim organesh.

Mjekët kanë thënë se Wang mund të përdorë një transplant, ndërsa thanë se veshkat e njeriut në tregun e zi mund të arrijnë deri në 366,000 dollarë AUD. Pra, 80 herë më shumë se sa Wang mori për veshkën e tij që shiti.