E pabesueshme/ Një tjetër ide e shqiptarëve si të përfitojnë azil, ja çfarë u zbulua në Rinas

740
0

Ndërsa Europa nuk iu ka lënë mundësi shqiptarëve për të fituar azil, pasi vendi ynë është vend i origjinës së sigurt, duket se ata kanë gjetur një tjetër mundësi. Duke braktisur të mitur e adoleshentë neper vende te ndryshme.

Raste te ndryshme jane shtuar kohet e fundit nga shtetasit shqiptar qe te zhgenjyer nga menyrat e vjetrat te azil kerkimit duket se kane gjetur nje metod te re per te ardhmen e femijeve te tyre.
Policia bën të ditur se në kuadër të masave për frenimin e migracionit të paligjshëm, apo atë të azil kërkimit, nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Rinas u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin L.Gj., 52 vjeç, banues në Belsh, Elbasan, pasi më datë 16.09.2017, ka udhëtuar së bashku me djalin e tij të mitur A.GJ., 15 vjeç, drejt Italisë, dhe është kthyer vetëm ndërsa fëmijën e ka braktisur në Itali.

Po më datë 18.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin N.S,, 51 vjeç, banues në Elbasan, pasi më datë 30.09.2017, ka udhëtuar drejt Italisë së bashku me djalin e tij të mitur F. S., 16 vjeç dhe është kthyer vetëm ndërsa fëmijën e ka braktisur në Itali.