Kryetarja e Lëvizjes socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, këtë të dielë ka hapur albumet e fëmijërisë.
Ajo ka ndarë me të gjithë ndjekësit e saj në Facebook disa foto nga vegjëlia dhe gjatë kohës që ishte adoleshente.
Me përshkrimin “A e njihni këtë vajzën në foto?” Kryemadhi ka postuar një foto teksa po shijon plazhin. Në foton e dytë ajo shihet e ulur në një karrocë dhe në foton tjetër një adoleshente e rritur, Kryemadhi shfaqet krah prindërve të saj dhe vëllait.
Kjo nuk është hera e parë që kryetarja zbulon copëza nga jeta e saj pasi dhe më herët ka publikuar foto të vjetra krah bashkëshortit, presidentit Ilir Meta.