“E ndiej që të kam rënduar me sëmundjen”, mesazhi i ndjerë i vajzes për Dëfrim Methasanin

8206
0

Me shumë lot dhe emocione ishte momenti i parë i ‘takimit’ babë e bijë përmes ekranit të “Ka Një Mesazh Për Ty”. Luna, vajza e gazetarit Dëfrim Methasani rrëfeu shumë episode të jetës së tij profesionale e familjare në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan si dhe sëmundjen e saj.

Viti i fundit ka qenë shumë sfidues për familjen e tyre pas diagnostikimit të Lunës me kancer, por fatmirësisht gjithçka ka kaluar. Luna u shpreh se i ka kërkuar të atit që gjithçka të mbetej diskrete, edhe pse më pas lajmi rrodhi. Megjithatë, ajo e ka ndier peshën e kësaj kërkese dhe sot ka një falenderim e mirënjohje të tejskashme që dëshiron t’ia përcjellë të atit.

Luna Methasani: Hej babito! Po kush më shumë sesa ti meriton një mirënjohje dhe një falenderim publik për gjithçka që ti ke bërë jo vetëm për mua, për familjen, për miqtë, për shokët, për fisin, për të gjithë ata që të njohën e të deshën, për të gjithë ata njerëz në nevojë që ti i ke ndihmuar? Se ti e ke zemrën shumë të madhe, shumë të bardhë dhe unë jam shumë e lumtur dhe krenare që jam edukuar me këtë frymë nga ti, patjetër edhe nga mami. E ndiej që vitin e kaluar të kam rënduar paksa sepse krahas dhimbjes së madhe që ndieje për evlatin tënd të sëmurë, kishe edhe përgjegjësinë e mbulimit të kostove shum të larta, me shumë zero nga prapa dhe ti i vetëm nuk do mund t’ia dilje nëse nuk do ishe ky Dëfrimi që je sot, me kaq shumë miq dhe që ke bërë kaq shumë për njerëzit e që po këto miq kaq të mirë, ky farefis kaq i madh që ti je ajo ura e komunikimit, që ti ke bërë kaq shumë për ta e ata nuk të lanë në baltë as këtë herë.

Kështu që dua të të them sot faleminderit që ekziston se je shoku im më i mirë, je energjia dhe forca që të gjithë ne, sidomos familja kemi nevojë të të kemi… falë teje, falë Zotit dhe falë mjekëve unë jam këtu sot, e ulur përballë teje duke të thënë që të dua pafund. Madje tani që je bërë gjysh je bërë edhe shumë argëtues, di të tregosh histori shumë të bukura imagjinare me Matiasin dhe Ninës sepse të paktën me ta po mbush atë kohën që për shkak të të gjithë angazhimeve të tua të shumta dhe sakrificave të mëdha që ke bërë në jetë nuk ke mundur të na mbash në krahë se na lije në gjumë e na gjeje në gjumë, por ja ku jemi sot se na ke edukuar të jemi njerëz të mirë, njerëz të besës, njerëz mirënjohës dhe mirënjohja më e madhe shkon për ty sot. Të paça sa malet dhe të dua shumë!/tvklan.al