Do t’ju duket si Dimër/ Pas javëve të nxehta, rikthehet i ftohti, ja cfarë pritet gjysmën e dytë të prillit

9112
0

Pas një fundjave me diell dhe një moti tipik për plazh, gjysma e dytë e prillit  nis me luhatje të mëdha të temperaturave. Moti nis të freskohet të hënën e 15 prillit, ndërsa e marta shënon thyerje te tablosë sinoptike.

Rikthehen vranësirat me reshje të dobëta shiu, ndërsa temperaturat ulen me 4 gradë Celsius . Mirëpo, sinoptikania e A2 CNN Tanja Porja thotë se java e fundit e prillit do t’i ngjajë ditëve të dimrit. Moti do të jetë i paqëndrueshëm.

Në zonat malore kthehen reshjet e shiut dhe dëborës ndërsa temperaturat minimale i afrohen zero gradëve. Muaji i dytë i pranverës do të veçohet për anomalitë termike dhe kalimin nga vera në dimër me një luhatje prej 15 gradësh.