E moshuara martohet me 26-vjeçarin dhe i blen shtëpi, i ndodh ajo që s’ua merr mendja

597
0

Pasi dha gjithçka kishte për dashurinë, e gjeti veten krejt papritur pa burrë, plotë me borxhe dhe pa para në xhep, as për të paguar rrugën për tu kthyer në vendin e saj në Edimburg, Skoci, nga Sri Lanka ku ndodhet aktualisht. Diane De Zoysa, e cila aktualisht është 60 vjeçe, në vitin 2012 mendoi se i kishte dhënë kthesë jetës së saj, kur ishte njohur me një 26-vjeçar të huaj, Priyanjana De Zoysa, ishte dashuruar dhe shtatë muaj më vonë, u martua me të.

Për të ajo la gjithçka, në vitin 2016 shiti shtëpinë e saj në Edimburg dhe u transferua tek ai në Sri Lanka, dhe me 100 mijë sterlina bleu një shtëpi për familjen e të shoqit dhe me 31 mijë të tjera, financoi për një linjë minibuzësh.

Por përralla e Diane u ndërpre brutalisht më 30 maj të këtij viti, kur një grup kriminelësh që synonin paratë e të shoqit, vranë Priyanjana, me tre të shtëna pistolete.

Që nga ajo ditë jeta e gruas u kthye në një makth të vërtetë. Do që të kthehet në Edimburg për të kuruar disa probleme shëndetësore nga të cilat vuan, por tani nuk ka para.

Ndonëse gjithçka i dha për të mbajtur familjen e të shoqit, tashmë është e mbushur me borxhe. Për të dalë nga kjo situatë do që të shesë shtëpinë që bleu për ta, por vjehrrit e saj nuk e lejojnë.

“Më duket sikur po çmendem. Ndihem e izoluar përgjithmonë, më duket sikur do vdes këtu. Për të ikur nga Sri Lanka, kam nevojë për para për të paguar biletën e avionit dhe për të marrë gjërat e mia, por nuk kam asnjë qindarkë. Të gjitha kursimet e mia janë në atë shtëpi dhe vjehrrit nuk më lejojnë që ta shesë, pasi thonë se është e tyrja. Nuk dua që t’ua lë atyre, duke qenë se më janë kthyer kundër”, shprehet gruaja për mediat vendase, shkruan noa.al.

Ajo pretendon se autoritetet britanike të cilave iu është drejtuar nuk po bëjnë asgjë, përveçse i kanë dërguar një listë me avokatë që flasin anglisht.

Zyra Foreign and Commonwealth Office, siguroi se ka nisur proceduarat për ta ndihmuar, ndërkohë që tashmë gruaja jeton vetëm me shpresë. /a.y/noa.al