E lindur për të qenë rebele, publkohet video e rrallë e princeshës Diana po bën bujë në pallatin mbretëror

492
0

Lady Diana, e ashtuquajtura ‘’Princesha e Popullit’’ do të ndahej nga jeta në një moshë fare të re, vetëm 36 vjeç. E njohur për karakterin e saj rebel, ajo do të merrte shpeshherë vendime të cilat jo në pak raste kanë thyer kodet dhe protokollet e ngurta të etikës mbretërore si për shembull hapja e klinikës së parë për trajtimin e pacientëve me HIV/AIDA në Middlesex Hospital etj etj, duke nervozuar jo shpeshherë mbretëreshën Elizabeta. 

Por s’është ky rasti i vetëm pasi ajo ka thyer protokollin edhe here te tjera. Në një video, e cila është publikuar para pak ditesh nga mediat britanike, shfaqet Diana duke vrapuar në shkollën Wetherby të djalit të saj Harry në vitin 1991.

Ajo ka marre pjesë në garë njësoj si të gjithë prindërit e fëmijëve të tjerë që studionin në këtë shkollë. Në Britani, të gjitha shkollat çdo vit organizojnë një garë për prindërit e fëmijëve.

Ndërkohë princeshë Diana pavarësisht statusit që mbate atë kohë shihet duke vrapuar kundër nënave të tjera, vetëm që djali i saj të mos ndihet i diferencuar. Ajo shihet mjaft konkuruese edhe pse në fund nuk ka fituar.  Asokohe mediat publikuan vetëm fotot, duke theksuar faktin se princesha kishte thyer kodin e etikës duke u sjellë si një njeri i zakonshëm.