“Është një shtëpi e ndërtuar me material beton komplet, s’ka suva. S’ka kolona me allçi, s’ka abazhur. Është me poça. Nuk ka brenda mobilie, dollapë të sjella nga firmat. Janë të bëra nga unë. Shtëpia është e ndërtuar ndryshe”.
Kështu do ta përshkruante disa kohw mw parw Kryeministri Rama shtëpinë në Surrel të Tiranës, në të cilën jeton prej fillimit të vitit 2015 me familjen e tij.
Ajo duket tejet e çuditshme në llojin e vet, ashtu siç e përshkruan Rama. Përbehet nga dy rrathë të mëdhenj 11-këndorsë secili dhe është e rrethuar nga një oborr i madh dhe ullinj të mbjellë në të, shkruan Albeu.com.
Bashkëshortja e Ramës, Linda do ta cilësonte atë “një shtëpi të ngrohtë dhe të thjeshtë” disa muaj më parë.
Sa i përket vlerës së saj, ka patur mjaft debate në media si edhe akuza nga opozita, për shuma që cillojnë nga 500 mijë deri në 5 milionë euro, ndërsa toka është blerë 12 vite më parë nga bashkëshortja e tij.
Swfundmi vajza e gruas së kryeministrit Edi Rama, Rea Xhillari ka publikuar disa foto ne “Instagram” të një shtëpie, e cila ngjan me atë të kreut të qeverisë. Shtëpia e Edi Ramës ka ngjallur shpesh interes, pasi nuk ka dalë asnjë foto nga brenda e saj.
Por fotot e Reas ne “Intagram” krijojnë idenë se bëhet fjalë për të.
Deri më tani, asnjë kamera nuk ka hyrë në brendësi të vilës së Ramës, pasi ai ka theksuar se nuk e kishte zyrë duke parandaluar kështu edhe syrin e publikut në jetën e tij private. Megjithatë, në rrjet kanë qarkulluar disa foto, të cilat i përngjajnë pamjes së brendshme të saj, nisur edhe nga mënyra se si Rama e ka përshkruar vilën e tij.
Kryeministri ka zgjedhur të gjejë rehatinë në Surrel, ndryshe nga VIP-at e tjerë, të cilët janë mbledhur ose në Gjirin e Lalzit ku spikat Vila e Ilir Metës ose në zonën përreth Farkës, ku jeton edhe djali i ish-kryeministrit Berisha.