Agron Duka tregon vizitën në ambsadën amerikane pas sms-së ‘kërcënuese’: Më pritën dy punonjës

416
0

Në kulmin e debatit për reformën në drejtësi, në media u raportua për një mesazh që ju dërgua disa deputetëve ku paralajmëroheshin se do të kishin pasoja nëse nuk do të votonin pro.

“I nderuar zoti Deputet! Ne ju presim nesër në selinë e ambasadës deri në ora 12 00 për t i’u informuar për pasojat që do të keni nëse nuk votoni pro reformës në drejtësi. Duke ju falenderuar për bashkëpunimin, Donald Lu!”, ishte ky mesazhi i dërguar nga amabsadori Donald Lu.

Një prej deputetëve ku mbërriti ky sms ishte edhe Agron Duka. Në një intervistë për ‘Top Story’, Duka ka treguar detaje nga vizita në ambasadë.

“Mua më ka ardhur një sms nga Ambasada Amerikane. Mua personalisht nuk më bëri përshtypje negative, sepse më ftuan pa temë. Shkova, takova dy punonjës të ambasadës, një takim kortezie me ambasadorin, shumë shkurt dhe ata dy punonjësit më thanë se duhet të votoni Reformën në Drejtësi sepse është reformë shumë, shumë e rëndësishme për vendin tuaj, Gjë të cilën unë nuk kisha shumë nevojë, sepse unë vetë isha përgatitur që Reforma në Drejtësi duhet të kalonte”, deklaroi Agron Duka.