“E keni parë ndonjëherë kaq shkretë”, Gazetari vlonjat publikon fotot: S’ka qenë kurrë kaq bosh, ky vit të jetë një mësim, nuk eshte faji i cmimeve..

991
0

Gazetari nga Vlora, Enrik Mehmeti, ka publikuar disa foto nga plazhi në Jalë, i cili pothuajse duket bosh.

Ai thotë se jo më larg se dje, në këtë plazh i cili çdo vit frekuentohej nga qindra plazhistë, çmimi i çadrave u ul, ku një çadër me dy shezlong kushton vetëm 700 lekë të reja.

Mehmeti bën me dije se e njëjta situatë paraqite edhe në Himarë e Sarandë.  

Postimi i plotë i Mehmetit:

Këto foto janë bërë në Jal vetëm një ditë më parë ku çmimet e çadrave ishin ulur në vetëm 700 lekë të reja me dy shezlon.E keni parë ndonjëherë një prej plazheve më të bukura në Shqipëri kaq shkretë? Po ashtu edhe në Himarë apo Sarandë paraqitet e njëjta pamje me plazhe të zbrazura.

Lufta dhe çmimet bëjnë punën e tyre por pritshmëritë nuk duhet të ishin si vitin e kaluar dhe parvjet për disa arsye .Vitin e kaluar ndryshe nga shumë vënde të tjera që u mbyllën për shkak të pandemisë,Shqipëria ishte e hapur si për Shqiptarët dhe si për shumë vënde Ballkanike e më gjerë. Kjo bëri që të kishte një fluks tejet të madh të turistëve nga këto vënde duke e kthyer Shqipërinë në një destinacion kryesor turistik për dy vite.

Hapja dhe e vëndeve të tjera bëri që dhe shumë Shqiptarë, Ballkanas dhe me radhë, të shkonin në ato vënde që nuk arritën të shkonin gjatë pandemisë. Patjetër që dhe çmimet kanë ndikimin e tyre si pasojë e luftës dhe rritjes së çdo produkti por kurrë skam dëgjuar çmime në mase me 250 euro.

Ditët e fundit i kan sugjeruar miqve dhoma me 40 ,50 apo 60 euro në Lungomare apo Radhimë në hotele mjaft cilësorë por atë 250 në këtë periudhë nuk e pash askund (Edhe Marina Bay që është ndër më luksozët nuk e ka aq në këtë kohë).

Gjithsesi pas datës 15 korrik mendoj se turistët do jenë të shumtë në numër po ashtu kryesisht Italianët ,të cilët sipas informacioneve nga kompanitë e udhëtimit ,do të vijojnë deri në mes të shtatorit.

Ajo që duhet bërë është fakti që ky vit të jetë një mësim për vitet që do të vijnë,me qëllim që të ndërtohen strategji dhe atraksione që turistët e qershorit apo korrikut,të zgjedhin zonat e jugut.