E ka fiksim, Renato Mekolli surprizon fansen live në emision (Video)

1128
0

Jeta dhe Lulja janë dy njerëzit më të dashur për Luizën e cila ishte e ftuar sot në “Ka një mesazh për ty”, për të marrë surprizën më të bukur.

“Është shumë e dashur, e qeshur, është edhe pak dembele sepse e kemi llastuar pak. Ajo nuk shkruan dhe lexon shumë mirë, por Renato Mekolli e ka mësuar. Do ëmbëlsirat si Renato, por ne nuk i arrijmë dot. Takimin me Renaton e shikon si magji. Ne kemi simpati, por Luiza është e çmendur fare. Ajo e do vetëm për vetëm takimin me Renaton. Gjithë kohës rri në YouTube vetëm me Renaton,” tregoi Jeta dhe Lulja.

Ardit Gjebrea mori me video në telefon Renato Mekollin i cili bëri sikur ndodhej në Santorini, por në fakt ndodhej tek studio ngjitur.

Kur Luiza shkoi në anën tjetër të murit, aty gjeti Renato Mekollin i cili e priste në një tavolinë të mbushur me ëmbëlsira të bëra vetëm për Luizën.