E imitoi në emisionin e tij, Eni Çobanit: Ja pse më ka ngelur hatri nga Agron Llakaj

1020
0

Juristja e njohur Eni Çobani ishte e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan ishte . Ajo ka folur për të reja si nga jeta private ashtu dhe nga ajo profesionale, ku mes të tjerash ka folur për debatin me aktorin e humorit, Agron Llakaj në vitin 2018.

Aktori imitonte Enin në “Al Pazar” ku kishte një pjesë të titulluar “Në gjyq me Lirën”. Gjatë një interviste të zhvilluar dikur në emisionin “Mos i fol shoferit”, Eni është shprehur e indinjuar dhe e pakënaqur nga ky veprim duke u shprehur se Agroni i ka shpërfytyruar imazhin, madje do e dërgonte dhe në gjyq por më pas ndryshoi mendje. E ftuar ditën e sotme te “Rudina”, është prekur kjo temë dhe Juristja ka treguar që dhe sot e kësaj dite pret një shpjegim nga Agroni, një shpjegim që nuk e mori kurrë.

“Nuk dua të flas më shumë. Ai është artist, secili prej nesh vlerësohet nga publiku. Dhe atij si çdo shqiptari i uroj një vit të mbarë të suksesshëm dhe me lumturi. Kam pritur gjithë këto vite të marr një shpjegim. Unë jam një njeri shumë i duruar. Nuk kam marrë asgjë personale dhe për keq. Kam kërkuar një shpjegim, shpresoj në 2020-tën ndoshta më vjen një shpjegim”, u shpreh ajo në studio.