Meteorologia Rezarta Xhakollari thotë se duke nisur nga e diela temperaturat do të pësojnë rënie të ndjeshme. Te dielen temperaturat minimale do të zbresin deri në -10 gradë Celcius në veri por edhe zona e ulët dhe bregdetare do të zbresë në vlera 0 deri në 3 gradë”, tha Xhakollari.
Fillimi i javës do të karakterizohet nga mot i kthjellët, por i ftohtë, me ngrica e akull sidomos në veri.
“ Dita e hëna do të jetë një nga ditët më të ftohta të janarit. Parashikohet që termomentri të zbresë në vlerat -14 gradë në zonat malore. Thuajse i gjithë vendi të jenë në grica por do të jetë kthellët. Do të ndërpriten reshjet në të gjithë vendin. Të martën priten të rikthehen reshjet e borës, por do të jenë të pakta”, shtoi ajo.
Në gjysmën e dytë të javës temperaturat do të kthehen në vlerat e tyre normale për muajin janar, ku në veri vlerat maksimale do të jenë 4 gradë Celcius dhe do të arrin 13 gradë Celcius në bregdet.