E goditën me leva në kokë e trup, kush është shqiptari që vdiq sot në Londër?

892
0

Një shqiptar nuk ka mundur t`i shpëtojë vdekjes teksa qëndronte prej pesë ditësht i shtruar në spitalin e Londrës. Ai u përfshi në një sherr mes dy grupeve në rrugën e Lartë të Greenwichit dhe sot ndërroi jetë.

Sipas hetimeve të policisë angleze, tre persona të moshës 20, 21 dhe 29 vjec janë vënë në pranga dhe akuzohen për vrasje.

Jozef Boci, 30 vjeç, u përfshi jetonte në Catford.

Ai u godit me mjete të forta nga tre burra në mënyrë të përsëritur të shtunën e kaluar. Shqiptari pësoi plagë serioze në kokë.

Inspektori Detektiv John Massey, i njësisë për Vrasje dhe Krime të Mëdha, tha:

Ky ishte një sulm brutal dhe frikacak”.

Ndërsa një miku i tij në Londër ka publikuar një foto në Facebook që tregon tufat me lule dhe fotot e Jozefit, teksa i shkruan:

R.I.P Jozef Boci Will Always Remember You Brother 😔 I Paharruar Jozef Boci.. Shpirti N’ Paqe Vlla 😔