E fundit/ Vritet kandidati për anëtar të Këshillit Bashkiak

110
0

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mesditën e sotme pranë portit të Shëngjinit, ku raportohet se është vrarë me armë zjarri një person. Viktima është identifikuar si Ardian Nikulaj, ndërsa ngjarja ka ndodhur në një lokal pranë portit.

Sipas informacioneve të para, Ardian Nikulaj njihej si një biznesmen ndërtimi në zonë, ndërsa ka qenë edhe kandidat për deputet në zgjedhjet e vitit 2021. Ndërkohë, Nikulaj ishte edhe pjesë e listës për këshilltar bashkiak në këto zgjedhje që do të mbahen në 14 maj.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërsa policia dhe grupi hetimor kanë nisur hetimet përkatëse.