E fundit/ Shënohet numri më i lartë i te infektuarve ndonjëherë gjate 24 oreve te fundit

747
0

DIten e sotme është shënuar numri më i madh i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri që prej fillimit të pandemisë duke rikthyer alarmin në sistemin shëndetësor të vendit.

ISHP raporton se gjatë 24 orëvë të fundit janë konstatuar 42 raste të reja me koronavirus, ndërsa është rritur ndjeshmë numri i të shtruarve në spitale, ndryshe nga trendi i javëve të fundit.

Numri më i lartë i të prekurve janë në Tiranë, Durrës, Krujë, Shkodër dhe Kamzë.

Gjatë kësaj jave vërehen shifra të larta të të prekurve nga koronavirusi, duke rritur frikën për një valë të dytë të virusit.