E fundit/ ‘NUk do te tolerohet askush’ Rama ben levizjen e papritur: Kush rrit cmimet, do te..

313
0

Pas Bordit për Transparencën e Karburanteve, Kryeministria Edi Rama ka dekretuar dhe ka shpallur vendimin për krijimin e bordit të ri për çmimet e ushqimeve.

Në një takim me biznese furnizuese të ushqimeve për masat që po ndërmerren nëpërmjet Paketës së Rezistencës Sociale, Rama tha se secili do bëjë pjesën e tij dhe se çmimet do vendosen nga ky bord i përbashkët dhe kush i ndryshon do i konfiskohet prodhimi.

“Europa thotë se mund të përballemi me krizën e 1974, ku për shkak të OPEC-ut dhe çështjes së furnizimit të naftës, çmimet në botë vajtën përtej çdo tavani të imagjinueshëm. Këta janë skenarë. Askush nuk e di të ardhmen sepse askush nu ke di si vazhdon lufta. Ne kemi detyrimin si shqiptarë që secili të bëjë të vetën.

Pensionistët do i mbështesim ne, me një shumë që është ë barabartë me rritjen e çmimeve të ushqimeve bazë, por do i mbështesni dhe ju me çmimet që do vendosni atje. Për të mos pasur hedhje faji tek njeri-tjetri do futem dhe ne në këtë mes e do krijojmë një bord të përbashkët për çmimet e ushqimeve bazë të shportës. Ky bord i përbashkët do përbëhet nga përfaqësues të qeverisë dhe përfaqësues të shumicës dhe pakicës. Çmimet e ushqimeve bazë do vendosen aty dhe askush nuk do tolerohet. Kush do vendosë çmime të tjera, do humbasë prodhimin, do ia konfiskojmë. Jo me arbitraritet, por me ligj”, tha Rama.

Ai deklaroi më tej se tregtarët nuk mund të dalin me fitimin e mëparshëm pasi i bie të vuajë një popullsi e tërë. “Ju do të paraqisni gjithë strukturën logjike se bazuar mbi shifra sa ju del dhe aty do të vendoset. Marzhi i fitimit do ngrijë, në një pikë që ju siguron vazhdimin e operacionit, por jo siç keni dalë me fitim. Se të dilni ju mi fitim siç keni dalë, i bie të vuajë një popullsi e tërë. Këtë nuk mund ta lejojmë. Askush nuk ka të drejtë të kërkojë prej jush që ju të humbisni. Sepse nëse ju humbisni sot, nuk mund të jepni shërbim nesër”, tha Rama.